Ngjarje

Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po më befason SHBA, se BE-së i duhen muaj për të marrë një vendim

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se është e pakuptimtë zvarritja e hetimit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se kjo po ndodh edhe përkundër avancimeve teknologjike, teksa është shprehur e befasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka thënë  se Bashkimit Evropian i duhen muaj të tërë për të marrë një vendim.

“E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme!  Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”, shkroi ajo.

Related Articles

Back to top button