Ngjarje
Osmani dhe Kurti presin sot në takime të ndara senatorët Shaheen dhe Welch
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot-2023-10-13-at-8.10.17-AM-780x470.png)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të pres sot në takim senatoren, Jeanne Shaheen dhe senatorin, Peter Welch.
Sipas njoftimit, takimi pritet të fillojë në orën 09:15.
Pas takimit, do të ketë edhe deklarim për media.
Ndërsa në orën 10:00, senatorët Shaheen dhe Welch, do të shkojnë në ndërtesën e Qeverisë ku do të priten në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti./Sinjali