Ngjarje

E fundit nga Malisheva: Arrin në 61 numri i të helmuarve

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, është shpreh ai në një lidhje direkte në KK.

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës në një nga pikat ku shërbehet ushqim i shpejtë, u infektuar 30 nxënës të këtij qyteti.

Për këtë çështje ka folur për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se një informatë të tillë e kanë pranuar rreth orës 17:00 dhe pas kësaj njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, po ashtu të pranishëm ishin edhe inspektorët komunal si dhe ata nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetrinës.

Elezaj tutje tregon se lokali tutje është mbyllur ndërsa pronari i lokalit është intervistuar nga prokurori i shtetit.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, tha Elezaj./Lajme.net

Related Articles

Back to top button