Ngjarje

Dy gra hedhin mbeturina jashtë kontenjerit: Komuna e Prishtinës i bënë hor me një video

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj hedhjes së mbeturinave nga qytetarë të pandërgjegjshëm jashtë kontejnerëve, duke thënë se nuk do të tolerojnë një gjë të tillë.

SI shkas i këtij reagimi vjen një video në të cilën një grua shihet duke hedhur mbeturina në rrugë.

Postimi i plotë:

Të nderuara zonja,

Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim, por në shportë.

Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër kryeqytetin tonë.

Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hidhni mbeturina kështu.

Me projekt-rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerantë ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet.

Related Articles

Back to top button