Sport
Befasojnë serbët: Zvicra pagoi dy magjistare shqiptare për të mallkuar lojtarët tanë
Zvicra arriti të fitojë ndaj Serbisë në një ndeshje tepër të mrekullueshme, ku protagonist me një gol ishte Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes. Mirëpo serbët në një emision televiziv kanë habitur me deklaratën e tyre.
“Zvicra ka paguar magjistare për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerët janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, është thënë gjatë emisionit, video e cila është bërë virale.