Ngjarje

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë, të moshës rreth 60-vjeç, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Tërbeshi”.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Related Articles

Back to top button