Gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon në Prelluzhë të Vushtrrisë

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapësirë mbeturinash, ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.
Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.
“Në orët e pasdites një qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë , ka vrejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur. Dy armë të gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.



