Ngjarje

Policia qëllon një person në Bruksel, dyshohet se është autori i sulmit terrorist

Policia në Bruksel ka qëlluar një person në Bruksel por ende nuk dihet nëse i vrari është autori i sulmit terrorist ku mbetën të vdekur dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

Personi u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, raporton BBC.

“Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari”, tha ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës./Paparaci

Related Articles

Back to top button