Ngjarje

Gërvalla vazhdon takimet në SHBA: Flet për anëtarësimin në NATO, kërkon masa ndaj Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka zhvilluar takime me kongresistët amerikanë, Ritchie Torres dhe Jim McGovern.

Gërvalla ka deklaruar se pati takime të shkëlqyera me të dy kongresistët, duke shtuar se Torres është një përkrahës i vazhdueshëm i Kosovës.

Ajo ka njoftuar se ka biseduar për: “I adresova zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksova nevojën për veprim kundër regjimit të Aleksandar Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Gjithashtu diskutuam aspiratat tona për anëtarësim në NATO”.

Kurse, për takimin me McGovern ajo deklaron: “E informova për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe diskutova aspiratat tona për anëtarësim në NATO, si dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë”./Sinjali

Related Articles

Back to top button