Hovenier kërkon “të tejkalohen dallimet” dhe të zbulohen rastet e personave të zhdukur me dhunë nga luftas

“Kanë kaluar shumë vite me pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi me krerët e Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur, në mesin e të cilëve ishte edhe Bajram Qerkini.
Ndonëse janë bërë më shumë se gjashtë muaj që nga miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Personat e Pagjetur mes Kosovës dhe Serbisë, gjërat kanë ngecur siç kanë qenë.
“I nderuar të takohem me krerët e Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur dhe të dëgjoj rreth punës së tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjet tona për të tejkaluar dallimet dhe të punohet së bashku për të zgjidhur çështjet e personave të pagjetur. Shumë vite kanë kaluar me pak përgigje për familjet e të zhdukurve”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij në “X”.

Honored to meet with the heads of the Missing Persons Resource Center today and hear about their important work. We repeat our call for officials to overcome differences and work together to resolve cases. Too many years have gone by with too few answers for families of the… pic.twitter.com/DHXnx2K0tQ— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 6, 2023



