Ngjarje

179 çifte i dhanë fund lidhjeve të tyre vetëm për një muaj

Dukuria e shkurorëzimeve sa vjen e rritet në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti janë shkurorëzuar 179 çifte, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statitstikave përmes publikimit të të dhënavë në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2023.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjithsej 1 417 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Ndërkaq sa i përket lindjeve, deri në muajin tetor janë regjistruar 2 161 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 110 lindje janë meshkuj dhe 1 051 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 820 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 371 janë femra.

Related Articles

Back to top button