Ngjarje
Liberalizimi i vizave, Rama uron kosovarët: Ky vit nisi mbarë
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_20240101_100925_Facebook-780x470.webp)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Ai është shprehur se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.