Ngjarje

Ky është 32-vjeçari shqiptar që vdiq në një aksident në Itali

32 vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka vdekur në një aksident me veturë në Itali, shkruan Insajderi.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Eduart Hoxha

Hoxha ishte babai i dy fëmijëve.

Ai u aksidentua me veturën e tij të tipit “Fiat Punto”, ku u përplas nga një “Audi A3”, i cili drejtohej nga një 25 vjeçar.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto./Insajderi

Related Articles

Back to top button