Detaje nga incidenti në Veri – një polic i lënduar, i dyshuari arratiset

Sot gjatë ditës është sulmuar një zyrtar policor në fshatin Suhodoll- Mitrovicë Veriore. Gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë, i dyshuari nuk ka ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin polic.
Siç ka njoftuar policia në një njoftim për media, zyrtarët për të mbrojtur jetën dhe vënë situatën nën kontroll, janë detyruat të gjuajnë me armë zjarri.
Tutje thuhet se një polic është lënduar pasi është goditur nga vetura, kurse nga përdorimi i armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Ndërsa i dyshuari ka ikur, dhe në veturë i janë gjetur lëndë narkotike.
“Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur. Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar.




