Hovenier: Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2024/01/hovenierkonferenc-780x470.webp)
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, raporton Sinjali.
Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se askush nuk duhet të harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar Hovenier.
Policia dhe ushtria serbe kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.
Kujtojmë se ish shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.
Humbled to represent the American people to honor and remember those who lost their lives in Recak 23 years ago. Let no one forget or deny what happened: the brutal murder of defenseless civilians. https://t.co/QXpmu0RLkc pic.twitter.com/5LDb7lGaIm— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2022