Ngjarje

Pas rënies së çatisë në Komunën e Prishtinës reagon Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas rënies të një pjese të kulmit të objektit të Komunës së re si pasojë e erërave, ku e lënduar mbeti një vajzë, shkruan Insajderi

Rama ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast.

”Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor”, shkroi ai në Facebook.

Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button