Life Style

Big Brother VIP Albania 3 thotë se ka më shumë shikueshmëri se 2-shi me Luizin

Për shumë shikues të Big Brother VIP Albania, padyshim që edicioni i dytë do të mbetet i paharruar.

Me fenomenin Luiz Ejlli, ky format theu çdo rekord, duke depërtuar loja e këtij formati edhe jashtë trojeve shqiptare.

Mirëpo, një rekord të tillë Big Brother VIP Albania thotë se po e thyen sivjet, pasi sipas tyre ky edicion po shikohet shumë më shumë.

“Nëse krahasojmë shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në youtube 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë.

Numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.

Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip 2.

Kështu në BBV2 postimet e instagram jane parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBV3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe.

Dyfishi i audiencës në krahasim me BBV2, që ka tërhequr ky edicion i tretë, flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende në muajin e parë, çka krijon premisën se fundi i këtij shoë televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles

Back to top button