Ngjarje
Ramadani: Është shumë serioze që NATO i ka shtu 1 mijë trupa në Kosovë, ka mundësi për risulm
Ish-kryeinspektor i AKI-së, Burim Ramadani, tha se mundësia për një ripërsëritje të Banjskës është e madhe.
Ramadani ka përmendur faktin se NATO ka sjellë 1 mijë trupa ushtarak në Kosovë.
“Është shumë serioze që NATO i ka shtu 1 mijë trupa. NATO i ka rritë trupat luftarakë, nuk ka pru trupa të rregullt ose mbështetës, por ka pru trupa luftarak në Veri të Kosovës. Mundësia e një rigrupimi dhe një risulmi sikurse rasti i Banjskës me 24 shtator është e madhe dhe mund të ndodh dhe këtë nuk e ka përjashtu asnjë insitutucion as vendor e as ndërkombëtar”, tha Ramadani në T7.