Organizata serbe “Mbrojtja popullore” shpërndanë fletushka me mesazhe kërcënuese për Kurtin dhe Policinë e Kosovës
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-12-at-11.50.37-PM-780x470.png)
Organizata sebre “Mbrojtja popullore” ka shpërndarë disa fletushka në të cilën bëhet thirrje për kundërshtim ndaj Policisë së Kosovës të cilës i referohet si “Policia e Kurtit”.
Në fletushka udhëzohen serbët që t’i gjuajnë me gjësende policët e Kosovës, përfshirë edhe me kokteje molotovi.
Po ashtu udhëzohen edhe si të goditen me shuplakë shërbyesit komunal.
“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.
1. Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit
Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)
2. Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
3. Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit
Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.
4. Udhëzim për bërjen e koktellit
Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.
5. Kundërvënie e detyrueshme
Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori
Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon
Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje./Insajderi