Ngjarje

Zbulohet identiteti i personit që u gjet i vdekur në ashensor, iu gjet në gjep një shumë e konsiderueshme e parave

Gazeta Enigma raportoi të hënën ekskluzivisht se një person i gjinisë mashkullore u gjet i vdekur në ashensor të një banese.

Enigma mëson se personi në fjalë është Musa Hamitin nga Gjilani, i cili nga familjarët u deklarua i zhdukur më 10 janar të këtij viti.

Një hetim për zhdukjen e tij kishte nisur pasi që u raportua se biznesmeni gjilanas me vete kishte edhe 86 mijë franga.

Enigma mëson po ashtu se një shumë e konsiderueshme të hollash iu gjet në gjep viktimës.

Ndërkohë nga policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin.

Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan   kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese  në rrugën Gjilan -Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se prokurori i shtetit po merret me rastin në fjalë.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes . Trupi i dyshuar pa shenja jete ende nuk është identifikuar  për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetur. Për informatat shtesë do të ju njoftojmë në vazhdim”.

Related Articles

Back to top button