Ngjarje
Konfiskohen armë e municione në Zveçan, Policia zbardhë detajet e fundit për kontrollet në veri
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/10/Screenshot_20231020_140714_Chrome-780x470.webp)
Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka konfiskuar armë e municion në Zveçan.
Siç bën të ditur policia në rastin e parë një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i janë gjetur armë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë.
Ndërsa në rastin e dytë gjatë kontrollit të shtëpisë së të një dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë.
Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës kohën e fundit ka sekuestruar një numër të madh të armëve në veri të Kosovës./GazetaSinjali