“Legjenda e gjallë e Kosovës” – Federata Evropiane e Xhudos e nderon Majlinda Kelmendin
Federata Evropiane e Xhudos ka realizuar së fundmi një intervistë me ikonën e sportit kosovar, Majlinda Kelmendin, ku e cilësuar si “Legjenda e gjallë e Kosovës”, pas suksesve të një pas njëshme të saj.
Kelmendi, gjatë intervistës foli për lojtaren xhudiste Loriana Kukën, pasi që kjo e fundit ka përfunduar rrugëtimin e saj disa vjeçar në këtë sport.
“Po e nis me pjesën pikëlluese, pasi Loriana i dha fund karrierës. Ajo erdhi nga Zvicra në Kosovë tetë vjet më parë dhe fitoi medalje evropiane dhe botërore për ne, duke u bërë njëra prej sportisteve më të mira në historinë e Kosovës dhe mori pjesë dy herë në Olimpiadë”.
Kelmendi përmendi edhe trajnerin Toni Kukën, Akil, Nora Gjakovën e Distria Krasniqin duke theksuar se ishte e lumtur me performancën e gjithsecilit prej tyre.
“Në përgjithësi, jam shumë e lumtur me performancën e secilit. Edhe Nora edhe Lori ishin të lënduara tre muaj para Lojërave, andaj ishte e vështirë për to që të përgatiten mirë”. “Akili ishte thjesht i mrekullueshëm dhe është mëkat që ai nuk fitoi medalje”. “Distria kishte shumë vetëbesim, si gjithmonë .
Me këtë rast dua ta falënderoj bosin e madh, Tonin, që ma ka besuar të ulem në karrige dhe t’i stërvit sportistet”. “Falë tij, Kosova i ka tani pesë medalje olimpike dhe të gjitha janë nga xhudo. Ne jemi plot gëzim dhe mirënjohje” përfundoi ajo./GazetaSinjali