Ngjarje
“Stop Ballkanit të Hapur”, qytetarët e Malit të Zi sërish në protestë
Malazezët vijonë ta kundërshtojnë nismën “Ballkani i Hapur”.
Qytetarët malazezë jan ngritur sërish në protesta duke kërkuar t’i jepet fund përpjekjeve për ta bërë Malin e Zi pjesë të nismës.
Qytetarët kanë varur në një urë pankartën me fjalët “Stop Ballkani i Hapur”. Tubimi ka krijuar edhe trafik në rrugë, ndërsa qytetart vijojnë të mbeten në shesh duke bërtitur kundër nismës.
Një muaj më parë Mali i Zi u ngrit në protestë pikërisht për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, të cilët e konsiderojnë një nismë serbe nga Aleksandër Vuçiq.