Ngjarje

Avokati i Dejan Pantiqit, ai ka fjetur në karrige

Sot në ora 13 ka përfunduar seanca e të arrestuarit Dejan Pantiq nga Mitrovica Veriore, ndërsa avokati i tij Srgjan Mitroviq ka thënë për Kosova Online se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, edhe pse është kundër ligjit. Ai shton se është në pritje të vendimit në orët në vijim.

Mitroviq ka thënë se seanca është mbajtur me video link dhe se Pantiqin nuk e ka parë drejtpërdrejt.“Dejani është në një objekt në Jarinj, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige”, thotë Mitroviq. Ai shton se kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit prej një muaji për të arrestuarin Pantiq është në kundërshtim me ligjin sepse nuk ka pasur shpjegim për vetë masën.

Kam pretenduar se ky është një njeri shumë i ndershëm, se ka qenë duke blerë bukë në kohën kur dyshohet se ka kryer vepër penale dhe i kemi sugjeruar që të marrin pamjet video nga kamerat e vëzhgimit nga rruga Knjaza Milosha, nëpërmjet Boshnjaçkës deri në objektin e tij si provë, si dhe një video nga ndërtesa e Drejtorisë për Banim, e cila ndodhet afër objektit të Pantiqit”, thotë avokati.

Ai shton se ka propozuar që i arrestuari Pantiq të lirohet ose të vendoset në arrest shtëpiak.

Mitroviq thotë se Pantiq edhe pse është i sëmurë me zemër, ende nuk e ka marrë terapinë, por i është thënë se do t’i dorëzohet sa më shpejt.

“Ai nuk e mori terapinë, e pyeta gjykatësin se si t’ia dorëzoj dhe ai mbeti i paqartë”, thotë Mitroviq, i cili ishte punësuar në Zyrën për Kosovë dhe Metohi.

Dejan Pantiq është arrestuar të premten në vendkalimin Jarinje kur po kthehej nga Rashka me familjen e tij. Ai akuzohet për veprën penale “Kryerja e aktit terrorist”.

Related Articles

Back to top button