Escobari takoi Osmanin e Kurtin – para gazetarëve s’e komentoi gjendjen në veri
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët shtetërorë të Kosovës.
Fillimisht ai takoi presidenten Vjosa Osmani dhe më pas kryeministrin Albin Kurti.
Megjithëse situata vazhdon të mbetet e tensionuar në veri të vendit, ai para gazetarëve nuk ka bërë ndonjë prononcim sa i përket katër komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, kjo vizitë [në një kohë kur bandat kriminale në veri kanë vendosur barrikada dhe kanë orkestruar aktivitete të dhunshme kundër forcave të rendit dhe ligjit] është e rregullt dhe nuk është ekskluzive.
Ndërsa presidentja Osmani ka treguar se çfarë është biseduar gjatë takimit me Escobar. Me këtë rast, ajo e ka falënderuar Escobarin për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara sa i përket situatës në veri.