Ngjarje
Hovenier e Escobar takojnë Rakiqin dhe tre zyrtarë tjerë të Listës Srpska
Drejtuesit e Listës Serbe janë takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffery Hovenier.
Situata në Veriun e Kosovës ka qenë temë diskutimi.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmës të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politiko-sigurie”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Kjo parti nuk ka treguar nëse e ka pranuar kërkesën perëndimore për heqjen e barrikadave në Veriun e Kosovës.
Ka qenë kërkesë e qartë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania që barrikadat të hiqen.