Kryediplomati spanjoll nuk tregon nëse do ta mbështes aplikimin e Kosovës në BE
Kosova brenda dhjetorit do ta dorëzojë aplikimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Të paktën, kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
E lidhur me këtë çështje ka folur ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares.
Ai të hënën nuk ka tregoi nëse do ta mbështes aplikimin e Kosovës për në BE.
Por, kryediplomati spanjoll tha se po e trajtojnë me rëndësi të veçantë situatën në veri.
“Nuk mund të deklarohem pasi që kërkesa nuk është ende në tavolinë. Do të marrim vendim pasi që kërkesa të mbërrin. Por, ne po e përcjellim me vëmendje situatën në veri, e cila është mjaft e tensionuar. Ne dënojmë sulmin ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit”, tha ai.
Manuel Albares, theksoi se mbështet dialogun Kosovë – Serbi.
“Ne mbështesim dialogun në mes të Prishitnës dhe Beogradit. Kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit”, theksoi kryediplomati spanjoll.
Spanja është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ndërkaq, zyrtarët e lartë të saj kanë theksuar se njëherë nuk e kanë në plan ta bëjnë këtë.