Ngjarje
Prishtinë, sekuestrohet një granatë dore dhe një thikë
Sot zyrtarët policorë të stacionit Qendra në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontroll rutinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një granatë dore dhe një thikë.
Pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësitë policore është kryer një operacion bastisjeje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar A.D. 27-vjeç është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.