Ngjarje

Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR’it për 1 mijë ushtarët, çka është kjo deklaratë e Hill?

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka deklaruar të enjten se Serbia ka të drejtë t’i drejtojë kërkesë KFOR’it për vendosjen e trupave serbe në Kosovë.

Por thotë se duhet zgjidhje politike për këtë, megjithatë ai opsionin ushtarak nuk e sheh si zgjidhje.

“Kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon zgjidhje politike” ka thënë Hill, raporton N1. “Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhje ushtarake”.

Ai po ashtu ka kërkuar që të qetësohet situata në Veriun e Kosovës, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe”, beson ai.

“Në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në zonat ku kanë qenë me shekuj dhe se kjo do të krijojë një kthim në normalitet përmes të cilit do të arrihet stabiliteti i asaj zone”, ka thënë Hill referuar Veriut të Kosovës.

Ditë më parë, emisari amerikan, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë se SHBA-ja nuk ofron mbështetje për kthimin e forcave serbe në Kosovë.

Related Articles

Back to top button