Ngjarje

Reagon Çun Lajçi pas publikimit të lajmit për djalin e tij: Djali ishte i dehur, i mirë i keq, ky që është!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas publikmit të lajmit për djalin e tij.

Ai ka kritikuar portalet, por edhe Policinë e Kosovës, megjithatë e pranon që djalin e kishte të dehur.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, tregon se, djali ishte i dehur, ai kishte thyer gotat me dorë dhe i rridhke gjak, duke shtuar se, pastaj i ka thirrë Policinë që të merret me rastin.

Kjo pasi sipas Lajçit, është fikësuar se mos po e sulmon atë, apo dikë tjetër, pasi i dehur ka dalur nga banesa.

Ai tutje shprehet se djali është i tij, “i mirë i keq, ky që është”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Kundërpërgjigjeportaleve që për nji cent e therka njeriun!

Por edhe policisë që shumë naive qenka n’deklarata!

E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua mos po me sulmon mua,apo mos po e sulmon dikend, (se i dehur duel nga banesa)!

Tani:Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Apo, doni të shfryheni për guximin tim të fjalës (t’vërtetës) që vret.Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vritka!

Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!

Kaq!

Related Articles

Back to top button