Ngjarje

Ky është personi që dyshohet se u vetëvra, daja i dy këngëtarëve të njohur kosovar / FOTO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Viktima është 42-vjeçari, Burim Hetemi, i cili po vuante dënimin me burgim në këtë qendër.

Dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.

Ai është gjetur i varur në litar pa shenja jete në kohën kur po shpërndahej ushqimi dhe pavarësisht tentativave për ta shpëtuar, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

I burgosuri që dyshohet se u vetëvra në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është daja i reperëve Getinjo dhe Mozzik.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur tashmë dhe reperi Mozik përmes një postimi në Instagram.

“O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar Mozzik.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Related Articles

Back to top button