Ngjarje

Bekim Jashari: “Calin” e dënuan në emër të popullit, ku janë politikanët dhe akademikët tanë

Pjesëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për vendimin e Sali Mustafës. Ky i fundit është dënuar më 16 vite burgim.

Jashari ka thënë se lufta ende nuk ka përfunduar duke kritikuar edhe klasën politike që udhëheq që nga paslufta.

Ai tutje shton se Gjykata Speciale nuk mund të dënoj “Calin” në emër të Kosovës, sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja

Statusi i plotë:

Kjo është dëshmi që lufta jonë ende nuk ka përfunduar, luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta.Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njerën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë.Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë.

Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë nderkombëtar.Gjykata Speciale nuk mund të dënojë ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali në emër të popullit të Kosovës sepse populli i Kosovës është vet UÇK-ja.Ai po dënohet në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shetitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë.

Turp!

Related Articles

Back to top button