Ngjarje

Deputet i VV-së komenton situatën në veri: Ne duam rend dhe ligj, ata duan trazira

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka dhënë komentet e tij për zhvillimet e fundit në veri të vendit.Ai ka thënë fillimisht që Serbia “po vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet e ’90-a në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh,”

Në pikën kufitare me Kosovën janë mbledhur disa protestues ekstremistë të cilët në këto momente po konfrontohen me policinë serbe.

Bajqinovci në anën tjetër ka shtuar këto fjalë përmes stilit të Albin Kurtit “ne dhe ata”: “Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj.”

Postimi i plotë

Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90’ta në Ballkan, pra, me barrikada e tubime ekstremistësh. Kosova vijon në anën tjetër hapat e kujdesshëm të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe bashkëpunimit e bashkërendimit me aleatët tanë. Ata duan trazira. Ne duam rend dhe ligj. Ata duan të kthehen prapa në kohë. Ne duam të ecim përpara. Ata me Rusinë dhe Kinën. Ne me Amerikën, BE-në e Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles

Back to top button