Ngjarje

Kosovarët po marrin thirrje të çuditshme në telefon, Vala del me një sqarim

Dhjetëra-qindra thirrje të gabuara kohët e fundit, qytetarët e Kosovës, i kanë pranuar nga prefiksi +386 i Sllovenisë në 2 operatorët telefonik, atë të “VALA”-së dhe “IPKO”-s.

Lidhur me këtë çështje, operatori telefonik “Vala”, në një përgjigje me shkrim për RTK-së, pohon se është në dijeni për këto thirrje, për çka thonë se kanë reaguar menjëherë.

“Këto thirrje janë false dhe kanë filluar prej datës 13 të këtij muaji. Ne menjëherë e kemi kontaktuar Telekomin e Sllovenisë, të cilët i kanë marrë masat për t’i filtruar dhe ndaluar ato. Në ditët pasuese kemi informata se kemi pasur edhe disa raste të thirrjeve të ngjashme, por Telekomi i Sllovenisë vazhdimisht është duke i filtruar dhe ndaluar ato”, thuhet në njoftimin e operatorit telefonik “VALA”, duke u bërë thirrje klientëve që mos t’i thirrin ata numra.

Sa i përket ankesës së qytetarëve se po u harxhohet krediti nga këto thirrje, operatori “Vala” thotë se:

“Përgjigjja në këto thirrje nuk e harxhon kredinë e klientëve tanë, kurse thirrja në ata numra falsë e harxhon kredinë sipas tarifave për thirrje në Slloveni. Ju bëjmë thirrjeve klientëve tanë që mos t’i thirrin ata numra”, sqaron Telekom.

Related Articles

Back to top button