Ngjarje
PSD mban konferencë të jashtëzakonshme për media, Molliqaj shpall datën e protestës kundër Speciales
Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot në orën 14:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në njoftimin e PSD-së është bërë e ditur se kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, do të shpallë datën e protestës kundër Gjykatës Speciale.
“Sot, me datën 19 dhjetor (e hënë), nga ora 14:00, PSD do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në konferencë flet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ku do të shpall datën e protestës kundër Gjykatës Speciale. Konferenca mbahet në zyrën qendrore të PSD-së, rruga Bajram Kelmendi Nr.68.”, thuhet në njoftim.