Interesante

Studimi: Mos kini frikë nga vdekja, ka ndjesi pozitive!

Sipas një studimi, vdekja në përgjithësi është një përvojë pozitive, duke dhënë ndjesinë e lumturisë. Askush nuk e di se çfarë ndodh në botën tjetër, megjithatë, hulumtimi argumenton se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga vdekja sepse përmban emocione pozitive!

Studimet të bëra nga Universiteti Perëndimor i Kanadasë, në bashkëpunim me Universitetin e Liege në Belgjikë, kanë treguar që njerëzit që kanë pasur përvoja afër vdekjes kanë në të njëjtën kohë, ndjenja të këndshme, aq sa nuk duan të kthehen në jetë.

Studimi i ri përdori  inteligjencën artificiale për të analizuar përshkrimet e atyre njerëzve që kishin një  përvojë të vdekshme.

Konkretisht, janë përdorur  158 pacientë, duke dalluar disa fjalë kyçe të përmendura prej tyre. Fjalët pozitive si “Drita” me 67% dhe “të mirë” me 65% kanë ndodhur më shpesh kundrejt fjalëve “frikë” 24 % dhe “vdekur” 18%. 

Related Articles

Back to top button