Ngjarje

KFOR-i tërheq nga Jarinja nëntë policë kosovarë me sëmundje kronike

Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pika kufitare në Jarinjë.

Tërheqjen e këtyre policëve, që ishin të bllokuar prej ditësh, e ka mundësuar KFOR-i.

Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë për se fjala është për policët, të cilët kanë qenë me terapi mjekësore.

“Nuk është se ka përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore, por bëhet fjalë për policët me sëmundje të ndryshme kronike, pra ata që kanë qenë duke përdorur terapi”, është shprehur Zeqiri.

“Janë gjashtë policë dhe tri police që janë transportuar nga KFOR-i, në mënyrë që të mos rrezikohet më shumë shëndeti i tyre”.

Related Articles

Back to top button