E rëndë: Vdes i riu kosovar, bie nga kati i 7 i banesës / PAMJE
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.
Sinjali mëson se viktima është një burrë rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësitë policore dhe ekipi mjekësor që janë ende të pranishëm atje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.