Ngjarje

Vuçiqi mendon se është mirë të largohen barrikadat, thotë Rakiqi pas bisedës me të

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se sot ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se ai mendon që do të ishte mirë që të largohen barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.

Sipas Rakiqit, serbët janë duke refuzuar që të tërhiqen barrikadat.

“Ne sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçiq, tani do të bisedojmë me njerëzit tanë në Kosovë. Kemi marrë lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiqit dhe personave të tjerë të arrestuar, kemi arritur të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që forcat e ushtrisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, ka thënë Rakiq.

Ai shtoi se Vuçiq mendon se është mirë që të hiqen barrikadat, por sipas tij, serbët nuk i besojnë qeverisë së Kurtit dhe as garancive ndërkombëtare, por vetëm Vuçiqit.

“E ftoj presidentin të vijë në Rashkë dhe të dëgjojë njerëzit nga barrikadat, sepse ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”, tha Rakiq, shkruan Danas.

Related Articles

Back to top button