Ngjarje

Personi që humbi jetën pasi u rrëzua nga lartësia është nga Podujeva

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

Një punëtor që po kryente punë ndërtimtare në një objekt është rrëzuar nga një lartësi dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda, të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Siç mëson Sinjali, viktima ishte i moshës 48-vjeçare nga komuna e Podujevës, ku edhe jetonte.

Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Policia.

Gjithashtu edhe Prokuroria e Shtetit.

Related Articles

Back to top button