Fusha sintetike në Mitrovicë emërohet me emrin e futbollistit të ndjerë Erion Kajtazi
Fusha sintetike afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë, nga sot do të mbajë emrin e futbollistit Erion Kajtazi, ish lojtarit të KF “Trepça 89”.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryetari i Klubit Futbollistik “Trepça 89”, Abedin Zeka, drejtorë komunal, familjarë të ndjerit, bashkëlojtarë dhe qytetarë të tjerë.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve i ‘u është drejtuar dhe nënkryetari i Komunës Tahiri, i cila ka thënë se ndarja e hershme nga jeta e futbollistit tonë të talentuar Erion Kajtazit, ka qenë një dhimbje e madhe për gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe komunitetin sportiv.
“Erion Kajtazin me krenari gjithmonë do ta kujtojmë si një djalë të sjellshëm, të talentuar dhe me potencial i cili do jetë model dhe simbol për gjeneratat e reja. Kujtimi për të do mbetet i përjetshëm, ngase nga sot fusha sintetike do të mbaj emrin e tij”, është shprehur nënkryetari Tahiri.