Ngjarje

Hoti “këshillon” Qeverinë: Para festës së vitit të ri, ua paguani edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e buxhetit për borxhin e KOSST-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në Veri.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se kjo “është qeverisje se jo mahi”.

“Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan”.

“Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat”.

Sipas ish kryeministrit, këto mjete ishin paraparë për plane të tjera.

“Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten, ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik.

Related Articles

Back to top button