Ngjarje

Babai ia mori jetën vajzës 1 vjeçe më sëpatë, më pas e “dënon” Zoti dhe vdes vetë tragjikisht

Një ngjarje horror është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Zagreb të Kroacisë. Sipas raportimeve nga mediat vendase, 41-vjeçari Goran Knezheviç, ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe vajzën e mitur një vjeçe e gjysmë. Fatkeqësisht, vogëlushja nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa gruaja ka mundur të mbijetojë.

Pasi kreu aktin makabër, 41-vjeçari është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar policisë. Gjatë ndjekjes nga forcat speciale ai u përplas për vdekje nga një kamion. Autori, Goran Knezheviç është një personazh i njohur për policinë, pasi ka qenë në burg për grabitje. Në vitin 2009, ai ishte pjesë e një grupit prej pesë anëtarësh që grabiti dy zyra postare dhe pesë automate në Kroaci.

Foto e tij më poshtë:

Related Articles

Back to top button