Ngjarje

Arrestim si nëpër filma në Podujevë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Podujevës.

Kjo, si pasojë e një mosmarrëveshje verbale.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte tentuar t’ia drejtonte viktimës.

Në këtë rast, ka ndërhyrë edhe një person tjetër, i cili ka arritur t’ia marrë armën të dyshuarit të parë. Edhe ky nën kërcënimin e armës.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari tjetër është në kërkim policor”, ka njoftuar Policia.

Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, derisa PodujevaSot do t’iu mbajë të informuar për detajet tjera.

Related Articles

Back to top button