Ngjarje
Shperthejnë dy bombola të gazit në një vilë në Bogë, tre të lënduar rëndë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të dy bombolave të gazit në një vilë në Bogë.
Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:53 minuta.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë për Rajonin e Pejeës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:53 minuta, Policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK Prishtinë”



