Kejvina Kthella flet për ish-të dashurin abuziv: Më rrahu për një foto që publikova, ndalonte vetëm kur më merrej fryma

“Kisha hedhur një foto në Facebook me opsionin publik, ishte foto normale, më tha pse ke hedhur foton publike, jo të rrahur, ai ishte dy metra me muskuj (shpjegon me duar se e godiste me grushte), nuk pyeste fare, donte të më vriste, ndalonte vetëm kur filloja të qaja dhe më merrej fryma”, tha Kejvina.
Tutje, modelja tha se pas këtij rasti kishin lajmëruar policinë, ajo ndër tjera tha se kishte frikë edhe ta denonconte për shkak të kërcënimeve që ai i bënte.
“Na ndan në dhoma të ndryshme policia, se ne jetonim bashkë, policet femra nga unë, ata meshkuj te ai, më thoshin denoncoje këtu, erdhi dhe ambulanca isha e gjakosur, ta kisha denoncuar ai nuk do të dilte më nga burgu, ai me tonë të lart më thoshte shqip ‘mos harro se unë do të dalë, ke një vëlla”, ka treguar ajo.



