Ngjarje
Mitrovica sërish zgjohet me mungesë të ujit, KRU Mitrovica vazhdon dështimin

Dikur pothuajse ishte një rutinë reduktimi i furnizimit me ujë, por vitet e fundit një fenomen i tillë ishte i rrallë.
Por në vend se të ecim përpara, menaxhmenti i KRU Mitrovica po na kthen prapa.
Kohët e fundit qytetarët e Mitrovicës po përballen me reduktime të mëdha të furnzimit me ujë.
Një gjë e tillë po ndodh edhe sot, ku qytetarët janë zgjuar mëngjesin e sotëm pa ujë.
Kujtojmë që në vitin 2021 në krye të KRU “Mitrovica” u zgjodh Bashkim Kurti, sipas një konstatimi të Inspektoratit të Punës ai u zgjodh kundërligjshëm./Veriu.info



