Ngjarje
Kurti dhe tre ministrat e tij mbledhin kryetarët e komunave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave i ka mbledhur në takim kryetarët e komunave.
Në takim kanë marr pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kurti ka thënë se qeveria është e përkushtuar në lehtësimin e shërbimeve për qytetarët, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Jam shumë i interesuar që sot e në çdo takim të tillë, të kemi në agjendë çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, tha Kurti.








