Kurti dhe Çobaj: Kosova dhe Mali i Zi së bashku në zhvillimin e demokracisë në rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Kurti dhe Çobaj diskutuan për marrëdhënie bilaterale dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, thuhet në deklaratën e publikuar për media të Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri po ashtu shprehu falenderim “për mbështetjen e vazhdueshme të Malit Zi ndaj Kosovës, veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e pozitës së Kosovës në iniciativa rajonale”, përcjell Klankosova.tv.
Në fund të takimit të dy u pajtuan për një angazhim edhe më të madh në çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve e që kontribojnë në zhvillimin e demokracisë dhe sigurinë në rajon”.



