Ngjarje
E rrahu burrin me kabllo të telefonit, gruaja dërgohet në strehimore

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli.
E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike.
Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin.
Rasti për Klankosova .tv u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici.
“Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj.
Klankosova.tv mëson se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo te telefonit.



